Haliti: Kurti po e luan të fortin, por ai s’ka kurrfarë fuqie

Aktuale

Haliti: Kurti po e luan të fortin, por ai s’ka kurrfarë fuqie

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 08:14
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti nga PDK thotë se kërkesat e Kurtit në Bruksel janë të dëshirueshme por që Serbia nuk ka obligim kushtetues në raport me to.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë të obliguara të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, dhe jo ultimatumet e Albin Kurtit.

“Kushtet e Kurtit janë të dëshirueshme por janë kërkesa të cilat Serbia nuk është e gatshme t’i plotësojë, nuk ka asnjë obligim kushtetues nuk e ka në raport me ato tri kërkesa. Kosova dhe Serbia janë të obliguar të zbatojmë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, dhe jo ultimatumet e Albin Kurti drejtuar BE-së dhe Serbisë”, tha ai.

Haliti thotë për Fo se Kurti po e luan të fortin dhe për ta luajtur këtë rol duhet të ketë fuqi, ndërsa sipas tij, ai nuk ka kurrfarë fuqie.

“Kurti po e luan të fortin dhe për ta luajtur këtë rol duhet të ketë fuqi, por ai s’ka kurrfarë fuqie për ta lujatur të fortin dhe refuzuar BE-në dhe SHBA-të. Por, mbetët dhe është obligim që Albini t’i kryejë detyrat e veta por edhe klasa politike e Kosovës të unifikohet për t’u ulur në bisedime dhe për të filluar zbatimin e Marrëveshjeve”, tha ai.

Haliti thotë në fund se Kosovën nuk mund ta lëmë në terr dhe të izoluar nga BE-ja.

“Ne nuk mund ta lëmë Kosovën në terr dhe të izoluar nga BE-ja. Kosova duhet të jetë pjesë e integruar e BE-së dhe obligimet që dalin nga marrëveshjet janë obligime dhe duhet të zbatohen”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat