Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka reaguar pas debatit të mbrëmshëm ku është diskutuar për rrjetin e spiunëve të BIA-s në Kosovë.
Mbrëmë kur ku diskutohej për spiunët e BIA-s dhe arrestimin e tyre, panelistë në studio televizive ishin gazeetari Lirim Mehmetaj i cili punon në median e Baton Haxhiut dhe ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi.
Deputeti Zybaj përmes një reagimi në Facebook, shprehet se Gashi është vartës i Fatmir Shehollit, duke shtuar se ai ishte spiun i BIA-s prej të cili ishin distancuar edhe familja e tij.
Reagimi i plotë:
Për rrjetin e spiunëve të BIA-s në Kosovë dhe rrezikun e tyre, ftohen për të diskutuar një vartës i Baton Haxhiut, bashkëpunërorit të ish drejtorit të BIA-as në kohën e Millosheviqit, Stanishiq, dhe një vartës i Fatmir Shehollit, ish spiun i BIA-s prej të cilit familja e tij janë distancuar nga ai në kohë të luftës për shkak të bashkëpunimit me shërbimim sekret serb.
Kaq thellë është kjo punë.