Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin

Aktuale

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtatë të pandehurve, pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim:

Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 425 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, nr.04/L-082 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3 të KPRK-së, nr.06/L-074 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim nga neni 335 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31 të KPRK-së nr.04/L-082 dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik nga neni 415 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shmangie nga Tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat