Sondazhi i ri: VV-ja e Guxo 41 për qind, PDK-ja e dyta e LDK-ja e treta

Aktuale

Sondazhi i ri: VV-ja e Guxo 41 për qind, PDK-ja e dyta e LDK-ja e treta

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 14:29
Opozita

Është publikuar një sondazh në lidhje fuqinë elektorale të partive politike të Kosovës.

I realizuar nga kompania “Source”, kjo anketë ka pasur 1050 respodentë në 28 komuna.

41 për qind e respodentëve janë përgjigjur se në zgjedhjet e ardhshme do ta votonin VV-në dhe partinë “Guxo”.

PDK-ja është renditur e dyta me 19.6 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me 19.2 për qind.

E katërta është renditur AAK-ja me 6 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat