Feraj: Koha që Kurti të lehtësojë dialogun mes BE-së dhe Serbisë

Aktuale

Feraj: Koha që Kurti të lehtësojë dialogun mes BE-së dhe Serbisë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 14:53
Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku është marrë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Feraj ka ironizuar, duke thënë se është koha që Kurti të lehtësojë dialogun ndërmjet BE dhe Serbisë.

Tutje, Feraj e ka quajtur lidershipin e BE-së në dialogun në Bruksel si “udhëheqje vështirësuese”.

“Me sa duket radhën e ka Albini të lehtësoj dialogun ndërmjet BE- dhe Serbisë lidhur me pranimin nga Serbia të planit të BE-së (për normalizmin e marrëdhënieve me Kosovën) 🤔

Po nuk e pranoi Serbia planin tuaj, tha Kurti në Bruksel, nuk e pres Vuçiqin në takim!

Ju kujtojmë se deri tani në Bruksel është zhvilluar dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen vështirësuese të BE-së” – ka shkruar Feraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat