Gazeta prestigjioze angleze, “ The Guardian”, ka shkruar për festivalin “Mirdita, dobar dan”, të anuluar dje nga Serbia.
“The Guardian” shkruan se grupi i aktivistëve të rinjë, organizatorë të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, festival ky kulturor, e akuzojnë Ministrinë e Brendshme të Serbisë, të cilët i akuzojnë për “dështim të mbrojtjes nga frikësimi”.
“Gjatë prezencës sonë, aty ku festivali ishte i supozuar të mbahej në mbikëqyrje të policisë, huliganët bllokuan rrugën në hyrje, duke krijuar një situatë ku njerëzit janë duke u mbajtur “peng” para forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët thanë se nuk mund të ndërhyjnë”, thanë organizatorët.
Ditë më parë, para fillimit të festivalit mesazhe ishin të shkruara jashtë hyrjes së festivalit, mesazhe si ato “Dil jashtë” dhe “Nuk je i mirëpritur”, vazhduan organizatorët, shkruan media “The Guardian”.
Beogradi akoma nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të deklaruar në vitin 2008, ku sipas Jeton Neziraj, njëherit edhe aktori i shfaqjes Babai dhe Babai, që supozohej të ishte hapja e festivalit “Mirdita, dobar dan”, tha se: “ Beogradi për gjashtë vitet e fundit, ka investuar në shumë përpjekje për të paraqitur çdo bashkëpunim kulturor midis Kosovës dhe Serbisë si një kalë trojan, duke e stigmatizuar për qëllime popullsitë të mbrendëshme”, shkruan “The Guardian”.
Sipas Neziraj kjo ndalesë e festivalit ishte e pritshme, pasi në fillim të këtij muaji, Kryetari i Beogradit, Aleksandar Sapiq, tha se ai është shumë kundër festivalit që do të mbahet në kryeqytet, ku sipas tij, organizatorët po falsifikonin historinë duke e mohuar që Kosova ka qenë Serbi, ka thënë Sapiq.
Politikanët serb e kritikuan festivalin i cili ishte i thënë të mbahej nga 27 deri në 29 qershor, sepse sipas tyre është në të njëjtën ditë me festën e tyre “Vidovan”.