Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri, shërbeu edhe në Kosovë

Aktuale

Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri, shërbeu edhe në Kosovë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 19:00
Nicholas Abbott

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka njoftuar se Nicholas Abbott do të jetë ambasadori i ri britanik në Tiranë.

Në njoftimin e ambasadës britanike bëhet e ditur se Abbott do të nisë punën e tij në Tiranë në shtator të këtij viti

Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Abbott ishte ambasador i Britanisë në Kosovë deri në fund të shkurtit të këtij viti, për t’ia liruar vendin ambasadorit të ri, Jonathan Hargreaves, i cili postin e mori më 5 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat