Basha e konsideron Kushtetuesen “vegël të opozitës”: Kjo Gjykatë po na pengon

Aktuale

Basha e konsideron Kushtetuesen “vegël të opozitës”: Kjo Gjykatë po na pengon

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 06:31
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Gjykata Kushtetuese po del kundër reformës, kundër ndryshimeve dhe kundër vullnetit të qytetarëve.

Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është vegla e fundit që i ka mbetur opozitës.

“Vegla e fundit që i ka mbet opozitës është drejtësia e kapur. Kjo Gjykatë Kushtetuese po pengon reformën në drejtësi që po e kërkojnë shumica e qytetarëve. Kjo Gjykatë po del kundër reformës, kundër ndryshimeve dhe kundër vullnetit të qytetarëve.” – ka shkruar Basha.

Ai tutje ka thënë se kjo nuk i ndal, vetëm çka i bën të punojnë edhe më shumë.

“Kjo nuk na ndal, vetëm çka na bën të punojmë edhe më shumë, sepse siç kemi sjellë punë, mirëqenie e ndershmëri, do të punojmë që të ketë edhe drejtësi!” – ka përfunduar Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat