Hajdar Beqa thotë se PDK-ja qëndron shumë mirë në sondazhe të tyre, dhe se janë të përgatitur për zgjedhje andaj kanë kërkuar që ato të mbahen qysh në qershor apo korrik.
Beqa tha se PDK-ja ka kandidatin më të mirë të mundshëm për kryeministër, i cili do ta ndihmojë që ta nxjerrë Kosovën prej situatave që e ka sjellë Qeveria aktuale.
“Po të mos ishte mirë PDK-ja nuk do kishte kërkuar me pasur zgjedhje qysh në korrik. Do të thotë, ne jemi shumë mirë, jemi partia që kemi kandidatin për kryeministër, e që është kryetari më i mirë mundshëm, për me e zhvendos Kosovën nga situata të cilën e ka shti Kosovën si në raport të brendshëm ashtu edhe raport me aleatët ndërkombëtarë qeveria aktuale”, thotë ai.
Beqa thotë se interesi i qytetarëve duhet të merret me prioritet, para çdo gjëje tjetër, duke kosideruar se interesi i tyre është të shkohet në zgjedhje.
“Ne jemi të përgatitur për zgjedhje dhe jemi e vetmja parti që kemi zyrtarisht kandidatin për kryeministër. Interesi i qytetarëve është më i madh se çdo gjë tjetër, dhe interesi i qytetarëve është për të shkuar në zgjedhje”, tha Beqa.