Në Serbi bën jehonë deklarata e Vllasit për gabimin e Kurtit në dialog

Aktuale

Në Serbi bën jehonë deklarata e Vllasit për gabimin e Kurtit në dialog

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 12:44
Azem Vllasi

Azem Vllasi, ish-funksionar i lartë në kohën e ish-Jugosllavisë socialiste, ditë më parë komentoi procesin e dialogut në Bruksel.

Më saktë, Vllasi foli rreth mungesës së një takimi në mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

Vllasi tha se Kurti ka gabuar që nuk u takua me Vuçiqin.

“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke” – tha ditë më parë Vllasi në Tëvë 1.

Kjo deklaratë e tij ka bërë jehonë në mediet në Serbi. Madje, mediumi i njohur opozitar serb “Danas”, ka publikuar një shkrim të gjatë se pse Vllasi ka të drejtë në këtë deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat