Me sigurinë e brishtë dhe marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s do të kenë punë në Kosovë.
Dhe, nëse nuk i ndryshojnë taktikat e ndërmjetësimit dhe nismat diplomatike, konflikti disi i ngrirë mes tyre mund të zgjasë me vite, thonë analistët.
Video:
Kosova së fundmi avancoi statusin nga vëzhgues në anëtar të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndërsa kërkoi anëtarësim të përshpejtuar në këtë organizatë pas agresionit rus në Ukrainë.