Ja kur do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Ja kur do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 08:41
Thaçi dhe të tjerët

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.

Rasti i quajtur “Thaçi dhe të tjerët”, do të vijojë nga e hëna deri të enjten.

Të hënën, procesi gjyqësor fillon në ora 10:00, ndërkaq ditëve të tjera do të nisë nga ora 09:00.

Në çdo javë të korrikut do të vijojnë seancat në ditët hënë-enjte, ndërkaq nga 29 korriku e deri më 16 gusht, Gjykata do të shkojë në pushim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat