Skenari që e pret Vuçiqin nëse vjen në Kosovë, përmendet për këtë gjë edhe Gjuriqi!

Aktuale

Skenari që e pret Vuçiqin nëse vjen në Kosovë, përmendet për këtë gjë edhe Gjuriqi!

Nga: M.H. Më: 30 qershor 2024 Në ora: 19:39
Vuçiq

Burim Ramadani përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me vizitën që Vuçiq pretendon që do ta bëj në Kosovë.

Sipas tij, rendi ligjor në Kosovë është vendosur dhe nëse vjen Vuçiq do të ketë fatin si Gjuriq në vitin 2018, përcjell “Bota sot”.

“Serbia duhet disiplinuar për sigurinë rajonale”, u shpreh Ramadani.

Postimi i plotë

Ministri i Punëve të Brendshme ka të drejtë. Nëse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hyn pa leje në Kosovë, nuk ka asnjë arsye të trajtohet ndryshe, përpos si shkelës i ligjeve dhe marrëveshjeve në fuqi.

E pati provuar Marko Gjuriq më 26 mars 2018, pra para 6 vitesh!

Standardi është vendosur qysh atëherë!

Pra, duhet të ndiqen procedurat ligjore.

Boll më me provokime, qoftë edhe përmes posterëve nëpër rrugë!

Serbia duhet disiplinuar për sigurinë rajonale!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat