Kryeparlamentarja sllovene viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Konjufcën

Aktuale

Kryeparlamentarja sllovene viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Konjufcën

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 08:15
Urska Klakoçar Zupaniq

Kryeparlamentarja Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupaniq, gjatë së hënës do të vizitojë vendin, ku pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmanin.

Takimi do të fillojë në orën 12:30 dhe do të zhvillohet në Presidencë.

Sipas njoftimit zyrtar, mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje gjatë pritjes në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit. Ky takim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të diskutuar dhe forcuar marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Sllovenisë

Gjithashtu, kryeparlamentarja sllovene do ta takojë edhe homologun e saj kosovar, Glauk Konjufcën, me fillim prej orës 11:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat