Policia ka njoftuar se janë hequr posterët dedikuar Vuçiqit që ishin vendosur në Zveçan.
Ato do të përdoren si prova materiale derisa rasti po hetohet.
“NXITJA E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT- Zveçan, 30.06.2024, NN.
Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime.
Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime.”