Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ngushëlluar mbarë popullin shqiptar për humbjen e poetit, Ismail Kadare.
Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të tij, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave.
“Kështjella, Kronikë në gur, Pallati i Ëndrrave, Prilli i thyer, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Mosmarrëveshja. Këto janë vetëm disa nga qindra testamentet letrare që po lë pas pena e artë e shkronjës shqipe, Ismail Kadare.
Krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të tij, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave. Për ta lexuar e kujtuar, vlerësuar e çmuar. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe”, ka shkruar ai.