Kryeparlamentarja sllovene: Njohja reciproke Kosovë – Serbi do të ishte e mirëseardhur

Aktuale

Kryeparlamentarja sllovene: Njohja reciproke Kosovë – Serbi do të ishte e mirëseardhur

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 14:28
Urska Klakoçar Zupançiq

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, ka thënë se njohja e ndërsjellët Kosovë-Serbi do të ndikonte në ecjen përpara për të dy vendet.

Ajo në një konferencë të përbashkët për media pas takimit që ka zhvilluar në Prishtinë me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, ka thënë se Sllovenia do të ndihmojë në këtë drejtim, duke ditur se dy vendet ende kanë çështje të hapura.

“Mendoj se kjo do të ishte shumë e mirëseardhur. Nëse të dy vendet e njohin njëra – tjetrën do të ishte gjë e mirë”, ka thënë ajo kur është pyetur nëse dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Ajo ka thënë se Sllovenia ka njohur Kosovën dhe për ta, Kosova është një vend i pavarur.

Zupançiq, ka kërkuar ndryshim të qasjes së Serbisë, ku ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë dhe ende kryesit dhe përgjegjësit e tij janë të lirë.

“Kemi sulmin terrorist ku ka marrë përgjegjësin një person, por nuk ka marrë dënimin, ka një frusitm është e vërtetë. Dua të shoh që autoritet e Serbisë të bëjnë ndryshim në këtë drejtim, sepse në fund të ditës dialogu është ai që shpëton shumë gjëra. I mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat dëshirojnë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe patjetër ne e mbështesim Kosovën”, ka thënë ajo

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat