Osmani në takim me Hovenier, theksoi largimin e masave për një situatë të barabartë në tryezën e dialogut

Aktuale

Osmani në takim me Hovenier, theksoi largimin e masave për një situatë të barabartë në tryezën e dialogut

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 20:22
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë e barabartë në tryezën e dialogut,” shkruhet në njoftim.

“Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidentja përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat