Edhe Haki Abazi ka shkruar disa fjalë për shkrimtarin e madh shqiptar që na la sot, Ismail Kadaren. Ai ka përshkruar Kadaren përmes titujve të veprave të tij.
Abazi shkruan se Kadare ishte shqiptari që i la botës një thesar të papërsëritshëm. Sipas tij, ai ishte i vetmi i kohës se tij që nuk u bë I pasur mbi kurrizin e varfërinë e kombit të tij.
Postimi i plotë:
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, ka ndërruar jetë sot, pas një Darke të Gabuar në Prillin e Thyer të Vajzës së Agamemnonit në Urën me Tri Harqe të ndërtuar në Vitin e Mbrapsht të Trilogjisë për Kosovën, njeriu i Pallatit të Ëndrrave në Qytetin Pa Reklama ku ishte një Përbindësh që në Natën me Hënë dhe Mjegullat e Tiranës bëri Kronikë në Gurë, një Pasardhës që i vinte nga Hija… Aksident në Vitin e Mbrapsht.
Shqiptari që i la botës një thesar të papërsëritshëm. I hyri gjithë botës në mes të zemrës dhe mendjes. Njeriu i madh që kërkoi edhe falje por që kurrë nuk e shkeli popullin e tij për egon e vet. I vetmi i kohës së tij që nuk u be “i pasur” mbi kurrizin e varfërinë e kombit të tij!
Popujt e vegjël krijojnë yje të mëdhenjë që shëndrisin mendjet në gjithë rruzullin!
Shpirt rënduar, zemërthyer dhe i lumtur që kam jetuar në epokën e Ismail Kadaresë!