“Ra ky mort e u pamë” – Matoshi flet se si Kadareja ishte zhgënjyer gjatë Rambujesë

Aktuale

“Ra ky mort e u pamë” – Matoshi flet se si Kadareja ishte zhgënjyer gjatë Rambujesë

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 21:52
Shkrimtari dhe komentatori politik, Halil Matoshi

Shkrimtari dhe komentatori politik, Halil Matoshi ka përmendur një prej veprave më të njohura të shkrimtarit tashmë të ndjerë, Ismail Kadare “Ra ky mort e u pamë”, si një prej shkrimeve ku ai shprehu zhgënjimet e tij, lidhur me delegacionin kosovar në Rambuje.

Matoshi në emisionin ‘Politiko’ , tha mes tjerash se Kadare mbetet zëdhënësi i Evropës për Kosovë e Shqipëri.

“Në vitin 98 në kulm të luftës, Kadare e shkruan librin “Ra ky mort e u pamë” sepse ka të bëj me Rambujen, ku Kadare është shumë i zgjënyer me disa nga njerëzit e delagacionit kosovar dhe me disa zëra brenda Kosovës, që donin ta pengonin më çdo kusht arritjen e koncenzusit kosovar shqiptar në miratimin e Rambujes që ishte bazë e parë e intervenimit të Natos.

Ai me të vërtëtë në atë dekë, dikujt i kujtohet ti thotë jo Amerikës ose jo Perëndimit. Më i ndjeshmi, Kadare është zëdhënësi i Evropës në trojet shqiptare”, tha Matoshi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat