Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka thënë se ndihet me fat që jetoi në epokën e shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadaresë.
Malaj në emisionin ‘Politiko’ në Kanal 10 tha se kjo ditë ishte e trishtë për shqiptarët pasi humbën një prej shtyllave kombëtare.
“Kemi jetuar sot një ditë të trishtë, kemi humbur njërën prej shtyllave kombëtare.
Kemi humbur një idhull të letërsisë shqipe dhe personalisht e gjykoj veten me fat që kam jetuar në epokën e tij. Një epokë shumë e trazuar për ne shqiptarët dhe Kadare këtë gje e shprehu më së miri në veprat e tij".