Pacolli ngushëllon Elenën, bashkëshorten e Kadares: Unë pata nderin e veçantë ta njoh personalisht

Aktuale

Pacolli ngushëllon Elenën, bashkëshorten e Kadares: Unë pata nderin e veçantë ta njoh personalisht

Nga: H.O. Më: 1 korrik 2024 Në ora: 21:59
Arkiv/ Behgjet Pacolli, Ismail Kadare

Biznismeni dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Pacolli ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij dhe ka shkruar se ka pasur fatin ta njoh personalisht.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Ismail Kadaresë.

Ngushëllimet e mia më të thella për zonjën Elena (e cila e shoqëroi me dinjitet deri në minutën e fundit të kësaj jete), vajzave Basjanës dhe  Gresës, ngushëllime familjes së tij të gjerë,   të gjithë miqve të tij dhe atyre që patën privilegjin ta njohin.

Unë pata nderin e veçantë ta njoh personalisht!

U prefsh ne paqë Maestro!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat