Rënie drastike e numrit të maturantëve në Kosovë

Aktuale

Rënie drastike e numrit të maturantëve në Kosovë

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 12:09
Ajo çfarë bie në sy është  rënia ekstreme e numrit të maturantëve që i nënshtrohen këtij testi.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologji ka njoftuar të hënën se janë publikuar rezultatet për Testin e Arritshmërisë apo njohur ndryshe si Testi i Maturës.

Këtij testi i janë nënshtruar 18285 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Provimin e Maturës e kanë kaluar 73.3% e maturantëve.

Ajo çfarë bie në sy është rënia ekstreme e numrit të maturantëve që i nënshtrohen këtij testi.

Nëse krahasohet me vitet e kaluara vërehet një rënie tejet e madhe e këtij numri të nxënësve që ishin pjesë e këtij testi.

Derisa në vitin 2014 në Kosovë këtij testi i janë nënshtruar 42 mijë e 52 nxënës, disa vite më vonë, në vitin 2021 i janë nënshtruar 23 mijë nxënës.

Ndërkaq nëse merren dy vitet e fundit, në vitin 2022 testit të maturës i janë nënshtruar rreth 22,000 nxënës krahasuar me këtë vit që janë 18265 nxënës, rreth 4 mijë më pak.

Kësisoj i bie se renda kësaj periudhe, rreth 59% më pak maturantë i janë nënshtruar testit të maturës që do të thotë se rreth 59% më pak nxënës kemi në sistemin tonë arsimor nga viti 2014 deri më sot dhe kjo padyshim se është alarmante.

2014: Testit të maturës i janë nënshtruar 42,052 nxënës

2015: Testit të maturës i janë nënshtruar 32,014 nxënës

2016: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 30,000 nxënës

2017: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 30,000 nxënës

2018: NO DATA

2019: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 28,000 nxënës

2020: Testit të maturës i janë nënshtruar 25.362 nxënës

2021: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 23,000 nxënës

2022: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 22,000 nxënës

2023: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 21,000 nxënës

2024: Testit të maturës i janë nënshtruar 18,285 nxënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat