Vjen alarmi: Serbia po trajnon qindra terroristë për të sulmuar Kosovën

Aktuale

Vjen alarmi: Serbia po trajnon qindra terroristë për të sulmuar Kosovën

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Deputeti i Vetëvendosjes, njëherit anëtar i Komisionit për Integrim Evropain, Agon Batusha, ka folur për takimin i cili do të mbahet mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, dhe përfaqësuesit serb, Petar Petkoviq.

Batusha, e quan të pa kuptimtë dialogun, përderisa sipas tij thotë se ka qindra terroristë që po trajtohen në Serbi për ta sulmuar Kosovën.

‘’Përderisa ka qindra terroristë që po trajnohen në Serbi për ta sulmuar Kosovën, dhe Millan Radoiçiq është ende i lirë, është e pakuptimtë të bëhet dialogu’’, thotë ai.

Batusha potencon se po ashtu duhet pasur balancim të raportit të BE-së mbi dialogun.

‘’Mbi gjitha duhet pasur balancim të dialogut të BE-së mbi palët’’, shprehet ai.

Deputeti i VV-së, thekson se se nuk pret ndonjë avancim në dialog, përveç që sipas tij mund të ketë ndonjë sqarim teknik.

‘’Përveç ndonjë sqarimi teknik, nuk pres ndonjë avancim në këtë takim’’, deklaroi Batusha.

Ndryshe, Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë, duke iu referuar takimeve të ndara që patën me Kurtin e Vuçiqin javën e kaluar në Bruksel. Ai shpreh keqardhje që nuk pati përparim në zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit.

Megjithatë, Lajçak tha se puna me kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq vazhdon sot për të punuar në zhbllokimin e marrëveshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat