Kërkohet paraburgim për 19-vjeçaren që dyshohet se vrau foshnjën e saj në Podujevë

Aktuale

Kërkohet paraburgim për 19-vjeçaren që dyshohet se vrau foshnjën e saj në Podujevë

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Podujevë, ku dy gra janë arrestuar nën dyshimet se janë përfshirë në vrasje të një foshnje gjatë lindjes. Gruaja shtatzënë dhe nëna e saj u arrestuan lidhur me këtë rast tronditës. 19-vjeçarja dyshohet ka kryer abort të kundërligjshëm me ndihmën e nënës së sja dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali raportoi dje se dy të arrestuarat janë Xheneta Lutolli (rreth 19-vjeçare) dhe Sanie Kodraliu (rreth 44-vjeçare).

Ndaj Lutollit, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për paraburgim dhe kjo është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësja Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së.”

Media s’ka marrë përgjigje nëse nëna e të dyshuarës është liruar dhe a është nxjerrë aktvendim që e njëjta të hetohet për përfshirje në këtë rast.

Burimet e medias kanë bërë me dije se vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohet se e kanë hedhur në tualet.

Kujtojmë se sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nëna që privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre muaj deri në tri vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat