Xani vlerëson se në vitin 2025 do të ketë ndryshim të strategjisë në dialog

Aktuale

Xani vlerëson se në vitin 2025 do të ketë ndryshim të strategjisë në dialog

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 18:28
Visar Xani

Analisti politik, Visar Xani ka vlerësuar se në vitin 2025 do të ketë strategji të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Xani tha se Kosova duhet të jetë ngushtë me partnerët ndërkombëtar që të ecë përpara për ndërtim-shtetin e saj.

Ai vlerëson se nuk do të ketë qasje se si të “pajtohen palët për të ecur përpara”

“Nuk do shohim në vitin 2025 ideja për t`u pajtuar se si t’i zbatojmë marrëveshjet, mund të jetë komplet një koncept tjetër dhe mbetet me u pa, por është e sigurt që nuk do të jetë më strategjia e njëjtë e dialogut. Për neve është jashtëzakonisht me interes që Kosova të mos pengohet që të anëtarësohet në Organizatat Ndërkombëtare dhe këto organizata ndërkombëtare na forcojnë si shtet”, ka deklaruar Xani.

Xani ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për anëtarësim në NATO dhe sipas tij, nëse ndodhë një gjë e tillë brenda disa viteve, çështja e Republikës Sërpska do të bie poshtë.

“Nëse pas 5 viteve ose 10 me u anëtarësua në NATO, kjo çështja për republika Sërbska ose një republikë tjetër në atë pjesë do të bjerë poshtë. Prandaj ne duhet të jemi ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar të ecim me hapa që na e ndërtojnë shtet-ndërtimin tonë. Unë besoj që do të ketë fuqi për të bërë presion karshi Kosovës, të paktën Kosova ndaj presionit do të jetë imune dhe nuk do të ketë atë fuqinë goditëse për të detyruar Kosovën për të vepruar”, ka thënë Xani.

Të martën në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takim në nivel kryenegociatorësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat