Tahiri: Kurti dikur thoshte nuk dialogoj me Vuçiqin, tash më shumë rrinë në Bruksel se në Kosovë

Aktuale

Tahiri: Kurti dikur thoshte nuk dialogoj me Vuçiqin, tash më shumë rrinë në Bruksel se në Kosovë

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 19:20
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë i ftuari i radhës në Periskopi nga ku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën e qeverisjes.

Tahiri ia ka përkujtuar kryeministrit Kurti premtimet e tij që i kishte dhënë gjatë fushatës, por që sipas tij Kurti i ka shkelur dhe po bën vetëm “eksperimente”.

“Kurti vazhdon të eksperimentoj me gjithçka me të cilat ai ka proklamuar në këtë qeveri. Dialogun si koncept nuk e ka pasur prioritet, dialogun e brendshëm e ka koncept ndërsa dështimi më i madh është dialogu i brendshëm, jo vetëm dialogu me serbët e Kosovës, por ai nuk ka dialog as me shqiptarët e Kosovës për asnjë temë veçse kur ju ka ngushtu puna e ka gjet mënyrën me thirrë. Ju e dini që edhe në rastin e referendumit dhe zgjedhjeve ne i kemi jap mbështjetje mirëpo kjo mbështetje është keqkuptu nga ai është parë si nënshtrum i opozites ndërsa te dialogu i brendshëm nuk ka bërë asnjë hap dhe ka ece me dialogun Kossovë-Serbi”, tha Tahiri.

“Duhet me ua përkujtu qytetarëve të Kosovës se është ky kryeministër i cili ka thënë se unë nuk dialogoj me Serbinë e as me Vuçiqin pa i kthy trupat e të pagjeturve, pa dhënë llogari për shumë çështje dhe ky njeri prej pikës së fundit që e ka pas dialogun në platformën e tij “Krejt dhe Drejt” që është platforma më e dështuar dhe mashtrimi më i madh që i ka ndodh Kosovës, më shumë ka nejt në takime në Bruksel se në Kosovë”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat