Në emisionin ‘Pressing’ po diskutohet për jetën dhe veprën e Ismail Kadaresë.
Shkrimtari Azem Deliu tha se vepra më e përkthyer e Kadaresë është ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’.
“Libri më i përkthyer i Kadaresë është Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Është në 35 gjuhë. Kadareja me ‘Kronikë në gurë’ e ka marrë cmimin më të rëndësishëm për një libër të vetëm dhe jo për veprimtari jetësore”.
Tutje, ai tregoi edhe arsyen pse kjo vepër mbetet më i përkthyeri i Ismail Kadaresë.
“Arsyeja pse ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’ vazhdon të mbetet më i përkthyeri i Kadaresë është sepse ka qenë i pari që e ka bërë këtë hap dhe pastaj cdo libër tjetër i Kadaresë që ka pas sukses ndërkombëtarë e ka rikthyer vëmendjen të Gjenerali”.