“Raporti im me Kadarenë nisi kur isha 16 vjeç”, Deliu tregon njohjen me shkrimtarin

Aktuale

“Raporti im me Kadarenë nisi kur isha 16 vjeç”, Deliu tregon njohjen me shkrimtarin

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 21:19
Azem Deliu

Në “Pressing” , po diskutohet për figurën e Ismail Kadaresë, i cili ka vdekur më 1 korrik.

Për vdekjen e tij ka pasur shumë reagime, përfshirë edhe raportimet e mediave ndërkombëtare.

E për figurën e Kadaresë, foli edhe shkrimtari Azem Deliu.

Ai ka thënë se me Kadarenë ka raport që nga mosha 16-vjeçare.

“Raporti im me Kadarenë fillon në moshën 16-vjeçare. Unë konsideroj që figura e Kadaresë me të gjitha meritat e tij të padiskutueshme, edhe në rrafshin strikt letrar, jo të rrethanave, kontesktit politik e të ngjashme. Pa dyshim ka krijuar hije. Të gjithë autorët e mëdhej krijojnë hije, po është ajo që autorët e tjerë që duhet të bëhen të medhej e të mos rrinë hije, por të dalin të tillë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat