Çështja e sovranitetit në veriun e vendit ngjalli debat mes komentatorit politik, Halil Matoshi dhe deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj.
Rexhaj në emisionin Politiko, derisa po numëronte të arriturat e qeverisë Kurti, përmendi edhe situatën në Veriun e Mitrovicës, ku edhe mbeti një polic i vrarë gjatë vitit të kaluar.
“Çka po fiton Kosova me juve z. Rexhaj?”, pyeti Matoshi.
“Integritet, shtrirje të sovranitetit, Forcim të FSK-së, deri në mëngjes t’i përmendi të arriturat e kësaj qeverie”, deklaroi Rexhaj duke u pasuar me një debat të ashpër rreth sigurisë dhe sovranitetit.
“Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës ka ekzistu prej qershorit të 99-tës”, deklaroi Matoshi.
“Me letra a po, kur thanë policia ra integriteti i Kosovës, a të sulmoi në Veri, a janë vra më herët polic në veri, e çka ka ndodh”, pyeti Matoshin Rexhaj.
“Edhe në Francë e Gjermani vriten policë, a është çështja e Vetvendosjes Politike apo policore?”, pyeti Matoshi.