Hovenier: Jemi krenar për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës

Aktuale

Hovenier: Jemi krenar për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 23:35
Jeffrey Hovenier dhe Vjosa Osmani

Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka mbajtur një fjalim në nderim të 4 Korrikut, ditës së themelimit të Amerikës.

Në 248 vjetorin e ShBA-së, Hovenier ka folur edhe për miqësinë mes Kosovës dhe vendit të tij.

Ai ka thënë se ndihen krenar për mbështetjen amerikane për popullin e Kosovës.

“Sot ne festojmë 248 vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një shtet demokratik dhe i lirë, duke respektuar parimet e jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë, parime që kanë frymëzuar shumë vende të tjera, përfshirë Kosovën. Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë për popullin e Kosovës tash e një çerek shekulli, duke ndihmuar në ndërtimin e kombit tuaj sovran, të pavarur dhe multietnik. Faleminderit që festuat me ne, gëzuar Ditën e Pavarësisë”, tha mes të tjerash Hovenier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat