Konjufca merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Ismail Kadaresë

Aktuale

Konjufca merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Ismail Kadaresë

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 08:22
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bën homazhe dhe merr pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës në nderim të shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare.

Përveç Konjufcës siç ka njoftuar Kuvendi do të marrin pjesë edhe disa deputetë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat