Kurti merr pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për Kadarenë

Aktuale

Kurti merr pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për Kadarenë

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 08:54
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, sot do të marrë pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë.

Po ashtu, në Tiranë sot shkon dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Përveç Konjufcës siç ka njoftuar Kuvendi do të marrin pjesë edhe disa deputetë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat