Kosova bëhet me Konsull Nderi në Izrael, ambasdorja Ziv: Hap tjetër i forcimit të raportit mes dy vendeve

Aktuale

Kosova bëhet me Konsull Nderi në Izrael, ambasdorja Ziv: Hap tjetër i forcimit të raportit mes dy vendeve

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 10:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Eyal Waldman është emëruar dje si konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.

Lajmin e ka bërë të ditur e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Ekspertiza e thellë e zotit Waldman në zhvillimin ekonomik do të forcojë ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë-Izrael”, ka shkruar Demiri.

Për këtë emërim ka reaguar edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, duke thënë se ky është edhe një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Izraelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat