Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë.
Shkrimtari më i madh shqiptar vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.
Në mesin e shumë personave, homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në Tiranë, Kurti ka shkuar me disa nga ministrat si Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla- Schwarz.