“Më lanë fjalën se jemi dërguar...”/ Shqiptari nga Bujanoci tregon se është bastisur sot nga policia serbe

Aktuale

“Më lanë fjalën se jemi dërguar...”/ Shqiptari nga Bujanoci tregon se është bastisur sot nga policia serbe

Nga: A.SH Më: 3 korrik 2024 Në ora: 17:34
Ismet Abazi

Shqiptarët në Kosovën Lindore dita-ditës po asimiliohen.

Kështu ka ndodhur një rast sot, në Bujanoc, ku profesor Ismet Abazi është bastisur nga policia serbe, kjo me arsyen për armë.

Ai ka traguar gjithë ngjarjen përmes një shkrimi në Facebook.

Këtë akt e dënon edhe profesori nga Presheva, Refik Hasani.

Shkrimi i plotë:

Une Prof Ismet Abazi tash në pension u bastisa nga ana Policisë dhe inspektorëve si nga Bujanoci dhe Vranja nga ora 9.30 deri ora 10.30 në mëngjes në shtëpinë time me pretekst të kërkimit të armëve, gjatë kontrollit të gjithë ishin korrekt dhe pa tensione, në cilësinë e dëshmitarëve i pata vëllaun Sametin dhe mesën Selvijen. Po ashtu dhe une isha i qetë sepse e disha veten se jam i pastër si dhe me shumicën e tyre u njiheshmi si ata mua dhe unë ata, e bënë procesin e kontrollimit i nënshkrujtem të dy palët dhe ata vazhduan rrugën duke më lënë fjalën se jemi të dërguar dhe se ju jeni të lajmëruar për këtë rast, unë shumë qetë i përshëndeta dhe ju thashë se nuk po dua as me ditë se kush kanë qenen ata shpit prishur dhe bagla të flliqur, po e citoj një varg të një shkrimtari: “Ku e lam e ku na mbeti, vaj vatani e i mjerë mileti”. Në derë të atij kemi ardhur që s’po e dimë se vatani e s’po e dim askush jemi mileti, në fakt po i dim por mjerë ata për veten dhe familjet e tyre. Shpresoj që kërkujt mos t’i ndodhe se sa për mua, unë jam i mësuar me gjyqe me burgim e me bastisje, se kam shumë mërzi as që lodhëm për këtë çështje. Shumë respekt për të gjithë të mirat e tradhtarëve zoti ju ardhsht haku. Edhe një mos të kënaqet ata idiota se 90% veç i di kush janë, e pres ditën kur t’i shoh zoti tujav q* ro*** e shpisë por prapë familjet e tyre më dhimben a ata flaka e xhehnemit i djegët se atë e meritojnë. Para disa vite ma bastisen vëllaun ishte ushtar i UÇPMB-së. Ne si familje me ideal dhe patriotizëm të trashëguar nga të parët se kemi mend të frigohemi askujt mbane në mend kemi qenë stoik kur kemi qenë edhe shumë më të fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat