Canaj: Ka rrezik potencial për përsëritje të një akti terrorist si ai në Banjska

Aktuale

Canaj: Ka rrezik potencial për përsëritje të një akti terrorist si ai në Banjska

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 19:05
Blerim Canaj

Ish-diplomat, Blerim Canaj sonte në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se Serbia është një rrezik potencial dhe sipas tij, nuk e fsheh atë

Canaj u shpreh se ekziston gjithmonë rreziku për përsëritje të një akti terrorist si ai në Banjska.

“Serbia është faktikisht një rrezik potencial dhe atë nuk e fsheh, ajo më nuk është asgjë sekrete dhe nuk është se dijmë vetëm ne”.

“Vet fakti që Bashkësia Ndërkombëtare e rrit numrin e forcave të KFOR-it në pjesën veriore, flet për atë që mund të ketë diçka, ose së paku ekziston gjithmonë rreziku potencial për përsëritje të një akti terrorist sikurse ka qenë në Banjska”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat