Durmishi: Disa kandidatë për patentë shoferë përdorën pajisje të ndaluara, ikin nga provimi në Gjakovë

Aktuale

Durmishi: Disa kandidatë për patentë shoferë përdorën pajisje të ndaluara, ikin nga provimi në Gjakovë

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se dje në Njësinë e Patentë Shoferit në Gjakovë, gjatë mbajtjes së provimit me shkrim në terminin e orës 14:30, komisioni monitorues përmes kamerave ka vërejtur lëvizje të dyshimta të disa kandidatëve në sallën e provimit.

Ai ka shkruar në Facebook se zyrtarët përgjegjës të departamentit ndaj kandidatëve kanë marrë masa të menjëhershme duke bërë ndërprerjen e provimit dhe duke ju ndaluar hyrjen në provim për 3 vite.

“Sipas dyshimeve kandidatët në fjalë në sallë kanë hyrë me pajisje të ndaluara për ta kaluar provimin. Pasi nga ana e departamentit janë njoftuar zyrtarët e njësisë në Gjakovë, çuditërisht kandidatët janë larguar nga salla e provimeve dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Edhe pse të njëjtit është dashur të ndalohen dhe të thirren organet e rendit për vërtetim të fakteve. Departamenti i Patentë Shoferit pasi ka pranuar informatën, ka lajmëruar organet e rendit”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Kjo ministri dyshon që këto veprime të këtyre kandidatëve janë bërë në bashkëpunim, por që i mbetët organeve të rendit ta bëjnë vërtetimin e këtyre fakteve.

“Jemi të përkushtuar që këto parregullsia në njësi të eliminohen”, shkruan Durmishi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat