Berisha i PDK-së: Do të ishte çmenduri nëse Serbia e sulmon Kosovën – Do të përballej me bombardimet e NATO-s

Aktuale

Berisha i PDK-së: Do të ishte çmenduri nëse Serbia e sulmon Kosovën – Do të përballej me bombardimet e NATO-s

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 20:37
Hisen Berisha

Paralajmërimet e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca se në Serbi po ushtrojnë qindra njerëz për ta sulmuar Kosovën, kanë nxitur reagim në vend.

Për këto paralajmërime ka folur ish-ushtaraku i UÇK-së, Hisen Berisha.

Ai ka thënë se ambiciet e Serbisë për të sulmuar Kosovën nuk do të shuhen asnjëherë.

Megjithatë sipas tij, Serbia nuk do të këtë guxim për ta sulmuar Kosovën.

“Sepse sulmi i Serbisë mbi Kosovën do të thotë sulm mbi NATO-n. Nuk besoj që Serbia është në atë nivel të çmendurisë qe të sulmojë një tokë që monitorohet dhe kontrollohet nga NATO. Sepse reagimi i NATO-s nuk do të jetë turp me trup me forcat serbe, por do të jetë sulm me avionë dhe Serbia e ka provuar sulmin e NATO-s në vitin 1999 dhe nuk besoj që Vuçiq tani do ta qojë popullin e vet në këtë deregje”, ka thënë Berisha.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat