Kaq qytetarë në veri kanë aplikuar për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

Aktuale

Kaq qytetarë në veri kanë aplikuar për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 20:47

Gati dy mijë qytetarë në katër komunat në veri të Kosovës kanë aplikuar për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në RKS.

Këto shifra i ka bërë të ditura për KosovaPress zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga 9 maj e deri më 3 korrik kanë aplikuar 1 mijë e 901 qytetarë për konverimin e patentë shoferit ilegalë në RKS.

“Në Leposaviq kanë aplikuar 474 qytetarë për konvertimin e patentë shoferit ilegal në RKS, në Mitrovicën Veriore kanë aplikuar 520 qytetarë, në Zubin Potok 270 dhe në Zveçan 312 qytetarë”, ka thënë Elshani.

Ministria e Punëve të Brendshme nga fillimi i muajit maj ka vendosur që t’u lejojë serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët ilegalë në RKS me disa lehtësira, duke mos iu nënshtruar provimit për patentë shofer. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 9 gusht të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat