Humolli i quan lojëra të brendshme të Serbisë kërcënimet ndaj Kosovës

Aktuale

Humolli i quan lojëra të brendshme të Serbisë kërcënimet ndaj Kosovës

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 21:09
Fatmir Humolli

Deputeti i pavarur i Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se nuk sheh frikë nga kërcënimet e Serbisë për sulme ndaj Kosovë.

Ai ka thënë se këto krejt janë lojëra të brendshme të Serbisë, duke thënë se përballë institucioneve të Kosovës, Serbia s’mundet me kanë e fuqishme.

“Unë Serbisë nuk i frikësohem kurrë. Serbia ka qenë e fortë kur kemi qenë individë, grupe por përballë institucioneve tona s’mundet me kanë e fuqishme. Lojërat që i banë Serbia janë të brendshme”, ka thënë Humolli.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk po bëjnë sa duhet në shfrytëzimin e mundësive të dhëna, duke theksuar se po të ndodhte një gjë e tillë, Serbia nuk do të mendonte për Kosovën.

Në vazhdën e paralajmërimeve për përgatitje nga Serbia për ta sulmuar Kosovën, ka qenë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai ka thënë se kanë informacione të sigurta se Serbia po kryen përgatitje për ta sulmuar Kosovën me qëllim të destabilizimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat