“Po pret urdhrin për sulm”/ Profesori: Radoiçiq nën përkujdesjen e Vuçiqit po bënë manovra...

Aktuale

“Po pret urdhrin për sulm”/ Profesori: Radoiçiq nën përkujdesjen e Vuçiqit po bënë manovra...

Nga: A.SH Më: 4 korrik 2024 Në ora: 06:49
Milan Radoiçiq

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Nga ana tjetër, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se institucionet e vendit kanë “informacione të sakta” se “një grup prej qindra personash” në Serbi janë duke u përgatitur për një sulm eventual në Kosovë.

“Institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë për t’u përballur me çfarëdo që vjen - ose sulm, ose provokim - nga ana e Serbisë”, tha ai.

Pas kësaj ka reaguar profesori Binak Maxharraj, duke thënë se “Vuçiq kurrë nuk do ta nxjerr Radoiçiqit para drejtësisë, sepse do ta pësonte edhe vetë me largimin nga pozita e kryetarit të Serbisë”.

Sipas tij, “grupin e tij nën përkujdesjen e vetë Vuçiqit po bënë manovra, trajnime, ushtrime me bandat kriminele, me paramilitaret, me xhandarmërinë dhe po pret urdhrin e Vuçiqit për sulm të dytë terrorist në Kosovë”.

Shkrimi i plotë:

Hisen Berisha nga PDK thotë se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca që në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim eventual në Kosovë, është mjaftë shqetësuese.

I bashkohem shqetësimit të Komandantit të Koshares Hisen Berishës i cili duhet te nxjerrë uniformën nga arka ku e ka palue e të jetë në gatishmëri.

Por, a po shqetësohet për këtë deklaratë edhe Ndihmës Sekretari Amerikan, James O'Brien?!

Jo hiq biles!

Sipas deklarimit të tij në Forumin e Dubrovnikut qe u mbajt ai haptas deklaroi se kryekrimineli, kryeterroristi kryesor i Serbisë Milan Radoiçiq, sipas tij nuk është në Kosovë dhe ka potencuar se është e mirë që tashmë duket se ai s’është aktiv në veri të Kosovës, dhe se atij i paska premtuar Serbia se Radoiçiq do të kalojë përmes procesit të plotë ligjor në Serbi. E vërtetë z.O'Brien Serbia atë e ka arrestuar menjëherë pas sulmit terrorist ne Banjskë, por Vuçiq atë e mbajti vetëm një natë ne burg dhe e liroi, sikur të mos kishte ndodhë asgjë.

Ja ky është premtimi i Serbisë?"

Por dije z.O'Brien se Kryetari i Serbisë A.Vuçiq kurrë nuk do ta nxjerr Radoiçiqit para drejtësisë, sepse do ta pësonte edhe vetë me largimin nga pozita e kryetarit të Serbisë, sepse nxjerrja e Radoiçiqit para drejtësisë do të prodhonte skandal të pa paparë në Serbi, sepse dihet se Milan Radoiçiqi dhe Aleksander Vuçiq kanë ngrënë në një pjatë e kanë bërë rrëmujë veriun e Kosovës qe 20 vite, dhe se veprimet e tij nuk janë pa direktivën e Vuçiqit.

Por deklarata e James O'Brien se qenka gjë e mirë qe Radoiçiqi nuk është aktiv në veri sepse kryeministri i Kosovës ia mshelë të gjitha rrugët që çojnë për në Kosovë.

Por, zoti James O'Bren sikur nuk paska ndëgjuar apo s'të kanë treguar se Radoiçiq anipse nuk është aktiv në Kosovë, ai është shumë aktiv përreth Kosovës. Ai me grupin e tij nën përkujdesjen e vetë Vuçiqit po bënë manovra, trajnime, ushtrime me bandat kriminele, me paramilitaret, me xhandarmërinë dhe po pret urdhrin e Vuçiqit për sulm të dytë terrorist në Kosovë.

Se kjo është e vertetë sot e deklaroi edhe kryeparlamentari i Kosovës, Konjufca duke theksuar se në "Serbi po përgatiten për sulm ose provokim eventual në Kosovë, është mjaftë shqetësuese."

Dhe te gjithë duhet të jemi të shqetësuar për këtë deklartatë të kryeparlamentarit Konjufca të përgatitemi që puna të mos na nxan gafil siç thuhet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat