Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka qenë kritik ndaj partisë në pushtet.
Berisha ka akuzuar Vetëvendosjen për krijimin e organizatës ‘Syri i Popullit’.
“Pas vitit 2015 këta e shndërruan Kosovën në burim të lajmeve për rrezik dhe paqëndrueshmëri. Për sulm në institucione. Krijuan organizatë terroriste për eliminimin e figurave qendrore të shtetit përmes ‘Syrit të Popullit’”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, njerëzit e kësaj organizate tani dalin e falin në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje.