Lajçak takohet me Sekretarin spanjoll të Shtetit për BE, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak takohet me Sekretarin spanjoll të Shtetit për BE, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 10:34
Miroslav Lajçak dhe Fernando Mariano Sampedro Marcos

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me Sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Ai njoftoi se takimi u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think-tankut pan-europian, Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid.

Me të, Lajçak tha se vazhdoi “konsultimet e rregullta me shtetet anëtare të BE-së”, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi e çështje tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat