Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.
“Gëzuar 4 Korriku! Këtu është Himni Kombëtar performuar nga Alma Bektashi dhe Ambasadori Hovenier në Pritjen e Ditës sonë të Pavarësisë këtë javë”, ka shkruar ambasada në platformën X.
Kujtojmë se gjatë kësaj jave, Ambasada amerikane kishte organizuar pritje në nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.
Happy July 4th! Here’s the U.S. National Anthem performed by Alma Bektashi and Ambassador Hovenier at our Independence Day Reception earlier this week. pic.twitter.com/jCrdnDnldO
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 4, 2024
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin personalitete politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.