Vdekja e punëtorit në vendin e punës - Prokuroria lëshon aktvendim për ndalimin e pronarit të firmës dhe pronës

Aktuale

Vdekja e punëtorit në vendin e punës - Prokuroria lëshon aktvendim për ndalimin e pronarit të firmës dhe pronës

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 11:36
Ilustrim

Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua nga lartësia e një objekti ku po punonte në Lipjan.

Mësohet se ai është Naser Izet  Avdullahu nga komuna e Lipjanit.

I ndjeri ishte duke punuar në një firmë ndërtimi në Lipjan. Teksa po punonte ka rënë nga objekti dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona. Pronarin e firmës dhe pronarin e pronës.

Prokuroria ka konfirmuar se ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

“Ju njoftojmë se viktima (mashkull) si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar nga objekti ku punonte, fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion. Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh”, ka thënë zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat