Krasniqi uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Sot po feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike

Aktuale

Krasniqi uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Sot po feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 12:14
Memli Krasniqi, Joe Biden dhe Bill Clinton

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ja uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shënimin e Pavarësisë.

Krasniqi thotë se nga përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga ShBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re, atë të lirisë dhe të zhvillimit, përcjell Klankosova.tv.

“Para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara.  

Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.  

Gëzuar 4 Korrikun!”, shkruan kreu i PDK-së në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat