Kurti udhëton drejt Turqisë përsëri, në Izmir nesër takohet me diasporën shqiptare

Aktuale

Kurti udhëton drejt Turqisë përsëri, në Izmir nesër takohet me diasporën shqiptare

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 16:51
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Turqisë për të dytën herë brenda këtij viti.

Faqja e Komunës së Izmirit ka njoftuar për arritjen e Kurtit atje dhe për takimin me kryetarin e Komunës së Izmirit, Suleyman Elban.

Ndërkohë sipas një njoftimi të lëshuar nga Ambasada e Kosovës në Ankara, Kurti do të takohet më 5 korrik me diasporën shqiptare që jeton në Izmir.

Kujtojmë se, Kurti ka qenë javë më parë në Turqi, kjo është vizita e dytë brenda një kohe të shkurtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat