Koci: Populli ynë di të çmojë përkrahjen që SHBA i ka dhënë Kosovës

Aktuale

Koci: Populli ynë di të çmojë përkrahjen që SHBA i ka dhënë Kosovës

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 19:46
Melazim Koci

Melazim Koci, njohës i zhvillimeve politike, në përvjetorin e 248-të të pavarësisë se SHBA-së foli për raportet dhe kontributin e këtij shteti mik për Kosovën, dhënë nga vitet e 60-ta e deri në ditët e sotme.

Koci fillimisht foli për sondazhin e kompanisë së njohur ndërkombëtare, Gallup, e cila ka publikuar rezultatet e fundit, para një muaji, e ku Kosova është e para, prinë para Izraelit dhe Polonisë, për mbështetjen që ka ndaj SHBA-së. Rezultate këto që, sipas tij, tregojnë qartë se populli di të çmojë përkrahjen që SHBA i ka dhënë Kosovës.

“Ky është lajmi i jashtëzakonshëm që Kosova prinë me disponimin më pro-amerikanë, kjo është shumë e rëndësishme, kur dihet se Rusia dhe Serbia po bëjnë një luftë hibride që duan të prishin këto raportet Kosovë –SHBA”, tha Koci në emisionin ‘Info Plus’ në RTK.

Ai përkujtoi se lideri, ideologu i nacionalizmit serb, Dobrica Qosiq, në një nga mesazhet e fundit që i ka dhënë popullit serb, në Serbi, ka thënë se e kanë humbur Kosovën, por nëse ata arrijnë që të prishin raportet Kosovë -SHBA, Serbia mund të kthejë diçka nga Kosova. Sipas Kocit, beteja e Serbisë shkon në këtë drejtim, por kjo luftë e tyre deri tani nuk ka pasur suksese.

Koci foli edhe për periudhën e viteve 60-ta deri në të 90-ta. “Opinioni pak di për raportet Kosovë -SHBA nga vitet 60-90, kur ka qenë më i vështirë informimi. Angazhimi i SHBA-ve, ka filluar më herët se në vitet 90-ta”, tha ai.

Koci tha se ndryshimet e mëhershme, nga viti '66, kur është përmbysur, Aleksandër Rankoviqi, një shtypës i shqiptarëve. “SHBA ka ndikuar në avancimin e pozicionit në Jugosllavi, e cila i ka kërkuar Titos (ish-kryetarit të Jugosllavisë) avancimin e pozicionit të Kosovës në Jugosllavi, por kjo nuk është arritur në nivelin e kërkuar. Ka qenë kërkesë që Kosova të avancohet në Republikë, por që atëherë nuk është ditur. Tito nuk e avancoi na atë nivel si është kërkuar nga SHBA-ja, kjo ndoshta edhe për shkak të kundërshtimi nga Serbia e Rusia,”, tha ai.

Tutje Koci foli edhe për raportet SHBA-Kosovë nga viti 1989, kur, sipas tij, nuk kishte shtrëngesa, nuk kishte mungesë informimi. Ai përmendi edhe vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovës, sikurse ishte vizita senatorit Robert Doll me disa senatorë të tjerë.

Koci foli edhe për këto raporte në vitet 90-ta. Ai tha se qasja e Rugovës, nisi raportet trasimin e këtij rrugëtim në mes Kosovës e SHBA-së. “Qasja e z. Rugova ka qenë model si kultivohen raportet me SHBA dhe Perëndimin”.

Sipas tij, kjo ka qenë vendimtare që Kosova  të çlirohet, politika e tij paqësore dhe ajo që ai thoshte, në miqësi te përhershme me SHBA-në, ka qenë themeli i çlirimit të Kosovës, së bashku mandej me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Koci, duke folur për raportet e sotme SHBA- Kosovë, përmendi ambasadorin amerikan Hovenier, i cili në një intervistë, ka thënë se kosovarët duhet të jenë të qetë se këtu janë ushtarët amerikanë, pra SHBA-ja vazhdon të mbrojë Kosovën, porse për këtë duhet partneritet. Koci tha se nuk mendon se ka luhatje në këto raporte, por përmendi Hovenierin të ketë thënë se ka pasur vendime të njëanshme dhe se për këtë kërkohet koordinim në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat