“Prapavijë të frikshme”, Mehmetaj ‘shpërthen’ me kritika pas deklaratës se Ismail Kadare ishte mysliman dhe polemikave për “kryqin” e Nënë Terezës!

Aktuale

“Prapavijë të frikshme”, Mehmetaj ‘shpërthen’ me kritika pas deklaratës se Ismail Kadare ishte mysliman dhe polemikave për “kryqin” e Nënë Terezës!

Nga: A.M. Më: 4 korrik 2024 Në ora: 21:13
Pamje nga funerali i Kadares

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka bërë një shkrim me titullin “Kryqi mbi kokën e Ismail Kadaresë!”.

E ndaj këtij shkrimi ka reaguar publicisti Gani Mehmetaj, ku këtë shkrim e cilësoi si marrëzi të Gjekmarkajt.

Për këtë, Mehmetaj reagoi edhe ndaj Tomor Avdiut, ku ky i fundit kishte deklaruar se “Kadareja ka qenë mysliman, prandaj nuk duhej të futej nën kryqin e Shenjtores Terezë”.

Ai nuk i kurse kritikat, duke hedhur dyshime se mos këto deklarata kanë prapavijë të frikshme.

“A thua kaq shumë janë marrosur Berisha me militantët e vet pas fesë islame? Apo ka një prapavijë të frikshme, krusmë, si do të thoshte Ismail Kadare”, shkroi ndër të tjera Mehmetaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Marrëzia e Agron Gjekmarkajt dhe deklarata e militantit të marrosur

E lexova një marrëzi të Agron Gjekmarkajt “Kryqi mbi kokën e Ismail Kadaresë!”, që ia hapi rrugën një gjysmë analfabeti tropojan (Tomor Avdiu) me vendqëndrim në Prishtinë, militant i PD-së së Berishës.

Tropojani që nuk i mësoi kurrë as të 30 shkronja e shqipes derisa ishte gazetar, sot në TV Dukagjini tha: Kadareja ka qenë mysliman, prandaj nuk duhej të futej nën kryqin e Shenjtores Terezë. Foli edhe marrëzira të tjera, në stilin e shefit të vet Berishës, që pamjen e shëmtuar të faljes së beduinëve në Tiranë, e quante madhështore!    

A thua kaq shumë janë marrosur Berisha me militantët e vet pas fesë islame? Apo ka një prapavijë të frikshme, krusmë, si do të thoshte Ismail Kadare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat